Zbulohet autori i dyshuar që i preu kokën shqiptarit në Greqi

17/05/1616:01

Shperndaje:


Zbulohet autori i dyshuar që i preu kokën shqiptarit në Greqi.
­ bledar terpollari 1Policia greke duket se ka mbledhur prova që e kanë çuar në zbulimin e autorit të vrasjes së bariut shqiptar, Bledar Tërpollari. 26­vjeçari u gjet i vrarë me kokë të prerë rreth 10 ditë më parë.
I dyshuari kryesor sipas gazetës greke, “Tovima” është një bari shqiptar në fshatrat kufitar të Janinës. Sipas gazetës, identifikimi i të dyshuarit është zbuluar nga analizat mbi trupin e viktimës dhe informacione të tjera të mbledhura nga Policia.
Dyshohet se bariu shqiptar ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë për të kryer vrasjen e Bledar Terpollarit. Vrasësi thuhet se prej disa ditësh ka hyrë në territorin shqiptar.
Megjithatë, hetimet janë duke vazhduar intensivisht për të zbuluar plotësisht ngjarjen dhe motivin e saktë të vrasjes.

.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.