Yuri Kim: Jo më pazare e lojëra me Drejtësinë dhe Zgjedhoren! Pa këto, s’ka BE

22/05/2010:18

Shperndaje:


“Mjaft më me pazare dhe lojëra me drejtësinë dhe zgjedhore’. Pa to s’ka BE’, tha Kim duke i dhënë një shuplakë të fortë politikës.
Pyetjes së gazetari të Report Tv, Arsen Rusta se “kush po e luan lojën”, ambasadorja e SHBA-së nuk i dha një përgjigje me emra konkret.
Këto deklarata të forta, Kim i dha para takimit me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm së Apelimit, takim shumë i rëndësishëm i cili vjen pas pezullimit nga detyra dhe nisjes së hetimeve nga SPAK për gjyqtarin Luan Daci, i cili rezultoi se kishte fshehur të shkuarën.

E qartë dhe e prerë ka qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në mesazhin e saj drejtuar politikës, për dy reformat më të rëndësishme, atë në drejtësi dhe zgjedhoren. “Mjaft më me pazare dhe lojëra me drejtësinë dhe zgjedhore’. Pa to s’ka BE’, tha Kim duke i dhënë një shuplakë të fortë politikës. Pyetjes së gazetari të Report Tv, Arsen Rusta se “kush po e luan lojën”, ambasadorja e SHBA-së nuk i dha një përgjigje me emra konkret.

“Mesazhi më është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe i aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane. Nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtuni së bëri pazare, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore sikurse drejtuesit kanë premtuar popullit shqiptar”, tha Kim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.