Vritet Presidenti i vetëshpallur i “Republikës së Çamërisë”
Është vrarë në Hollandë mbrëmjen e sotme Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Camërisë Festim Lato. Vrasja është kryer nga persona të paidentifikuar dhe është njoftuar nga Ali Aliu, i njohur si kryeministri i Republikës së Camërisë.
KOMUNIKATA
Në Holandë nga vrasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato.
Për vrasjen e Festim Latos, sot e familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike.
Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!
Kryeministri i Republikës së Çamërisë
z. Ali Aliu
Edhe historiania Elena Kocaqi e njohur si njeri i afërt dhe bashkëpunëtore e Latos, e kontaktuar nga Report Tv u shpreh se është informuar nga miqtë se ‘Presidenti i Republikës së Çamërisë’ është vrarë, por nuk ka informacione për ngjarjen. Por, pavarësisht mesazheve ngushëlluese në rrjetet sociale nuk ka asnjë informacion zyrtar, ndërsa sipas Policisë së Shtetit nuk ka asnjë sinjal apo kontakt nga autoritetet holandeze për vrasjen e ndonjë shqiptari.
Shqiptarja.com kontaktoi me familjen e Latos që ndodhet në Vlorë. Vëllai, Xhemil Lato u shpreh se mbrëmjen e djeshme e kishin kontaktuar autoritetet holandeze për t’i dhënë familjen e vrasjes së vëllait në një atentat. “Është e vërtetë. Më ka marrë policia holandeze direkt dhe më njoftoi. Nuk e di kur ka ndodhur ngjarja, dje nga ora 21:00 më morën. Nuk dimë gjë më shumë. Kemi dërguar njeri atje të merret vesh. Janë edhe fëmijët atje. Kemi 4-5 ditë që kemi folur për herë të fundit, komunikoi me nënën, por nuk na kishte shprehur ndonjë rrezik. Festimi jetonte atje, por është i ndarë nga gruaja” tha Festim Lato për Shqiptarja.com
Atdhe Geci i kontaktuar nga gazetari i Report Tv, Limos Didani shprehet se trupi që u gjet në pyll nga policia është pikërisht i Latos. Ai tregoi se 7 ditë më parë Lato u kishte deklaruar të disa miqve se do të shkonte në Franca për të marrë disa para, ndërsa telefonat ua kishte lënë atyre. “Trupi i pajetë që është gjetur nga policia është i Festim Latos. Kishim 7 dite qe kishim humbur kontaktet. Ai bashkë me dy persona të tjerë të huaj do të shkonte në Francë për të marrë disa lekë, ndërsa telefonat ua kishte lënë disa shokëve” tha ai.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Deutschcolor Sarande kërkon të punësojë shofer për transport
20/07/1923:35
Hekuran Halili vlerësohet me Çmimin e Parë në “Nuovi Occhi sul Mugello”
20/07/1923:35
Policia gjunjëzon dhe prangos polakun në Sarandë – VIDEO
20/07/1923:35
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Illyrian Boutique Hotel
20/07/1923:35
AUTO RIZAI – Pjesë këmbimi për automjete në Sarandë
20/07/1923:35
Ndahet nga jeta njeriu i mirë dhe punëtor Vladimir Çumani
20/07/1923:35
NJOFTIM PUNËSIMI në Supermaket Your Market në Qafë Gjashtë
20/07/1923:35
Sherr në Bulevardin e Sarandës, i riu goditet me levë, transportohet në spital
20/07/1923:35
Humb jetën futbollisti veteran Fredi Mërkuri. Ngjarja gjatë një takimi miqësor – VIDEO
20/07/1923:35
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
20/07/1923:35
Rezervime
Dhoma teke, Hotel Mesopotam
20/07/1923:35
Apartamenti 2 – Vila Stupende
20/07/1923:35
Apartamenti 4 – Vila Stupende
20/07/1923:35
Dhomë çift për pushime
20/07/1923:35
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
20/07/1923:35
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
20/07/1923:35
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
20/07/1923:35
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
20/07/1923:35
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
20/07/1923:35
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
20/07/1923:35