Trafikonte drogë me vlerë 6 milionë euro/ Flet shqiptari i arrestuar në Greqi: E dija se po transportoja cigare

26/10/2021:45

Shperndaje:


Një nga personat që u arrestua në mëngjesin e 8 tetorit teksa është përpjekur për të tranportuar drogë vlera e të cilës shkonte vlerë 6 milion euro nga Greqia në Turqi ka mohuar se është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike. Ai është shprehur se nuk e dinte se çfarë kishte brenda pakove, sakaq ka shtuar se mori një nismë të tillë vetëm se i duheshin paratë për një të afërm.

 “Mendova se po kontrabandonim cigare. E bëra sepse më duheshin paratë për një të afërmin tim që ka probleme shëndetësore. Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës,” – tha ai.  

Po të njëjtën gjë ka thënë edhe avokati i tij. Ky i fundit është shprehur para gjykatës greke se shtetasi shqiptar me iniciale A. V. është i pafajshëm dhe se ai nuk do të përfshihej  në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm.

“Klienti im A. V. me origjinë shqiptare është vetëm 26 vjeç, ai pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në vend dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje në mbajtjen dhe transportimin e drogës. Ai mendoi se varka po kontrabandonte cigare nga Shqipëria dhe sapo e kuptoi se ishte drogë, ai u përplas me kapitenin dhe së bashku me të akuzuarin e tretë ata u larguan menjëherë të frikësuar derisa u arrestuan. Ai është i pafajshëm dhe nuk do të pranonte kurrë ndonjë bashkëpunim në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm. Ai është një fëmijë i varfër dhe ka probleme serioze shëndetësore me një të afërm të ngushtë dhe ai pranoi të kryente kontrabandën e cigareve për të paguar kujdesin mjekësor”, tha ai.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.