Tjetër tender me “flamur të kuq” në Bashkinë Finiq, oferta 99% e fondit limit

15/03/1911:11

Shperndaje:


Bashkia Finiq ka shpallur fituesit e tenderit “Blerje materiale elektrike per ndricim rrugor”, tender për të cilin Fondi Limit ishte në vlerës prej 13,333,333 lekë pa tvsh ose 160 milionë lekë të vjetra me tvsh.
Fituesi është shpallur në datën 13 mars dhe sipas njoftimit, Bashkia Finiq ka shpallur si Oferta fituese kompaninë e cila ka fituar të gjitha tenderat e mëparshëm të këtij lloji. Vlera e ofruar në këtë tender nga kompania të cilën Bashkia Finiq ka shpallur fitues ka qenë 13,207,000 lekë pa tvsh ose 99% e fondit limit.
Openprocurement Albania, një institut i cili monitoron tenderat, e ka klasifikuar këtë tender me Flamur të kuq me argumentin  “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”. Sipas Openprocurement Albania në këtë tender janë skualifikuar 2 kompanitë e tjera konkuruese,  të cilat kanë marrë pjesë në tender.
Njoftohet se në këtë tender kane qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
1- VASAA shpk Nipt J62903470T vlere te ofertuar 13 207 000 ( trembedhjete milion
dyqind e shtate mije) leke pa t.v.sh
2-LIGUS sh.p.k Nipt L52523001S vlere te ofertuar 12 518 000 ( dymbedhjete milion
peeqind e tetembedhjete mije) leke pa t.v.sh
3-Klosi –R- Company Nipt L72120030I vlere te ofertuar 11 184 500 ( njembedhjte milion
njeqind e tetedhjete e kater mije peseqind) leke pa t.v.sh


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.