Themelohet Forumi i Intelektualëve të Sarandës

11/07/1921:04

Shperndaje:


Gjergji Mano ka njoftuar sot zyrtarizimin e themelimit te Forumit te Inteletualeve te Sarandes, duke shpjeguar edhe arsyet e themelimit te saj, por edhe misionit dhe aksioneve te para te ketij forumi.
Gjergji Mano shkruan se: “PER ATA QE KERKOJNE ANGAZHIM QYTETAR ME PAK PARTIZAN…
Sa herë ngrejmë statuse për shqetësime mbarëqytetare, gjithmonë nuk i kemi shpëtuar kurthit të qëndrimeve partizane nga militantët e thekur partiakë apo djallëzisë skuthe të mediokërve që gjuajnë ujëra të trazuara ose të ndenjura për të krijuar hapësirë për mediokritetin e tyre. Shtoji këtyre edhe indiferentizmin alarmant që individë dhe grupe të caktuara sociale demonstrojnë, situata është bërë e pashpresë, duket si pa rrugëdalje dhe pa të ardhme.
Ishte kjo arsyeja (dhe për këtë duhet falenderuar aktori i njohur Karafil Shena) që në muajin dhjetor, duke përfituar nga vendosja në skenë nga disa aktore amatore të gjimnazit nën regjizurën e Karafilit për disa fundjava rresht të shfaqjes “Mos fol, hesht!”, e cila fshikullonte indiferencën e treguar në shoqëri si e jona, një grup intelektualësh vendosëm të prezantojmë nëpërmjet një pro memorie inisiativën për themelimin e një OJF-je të re për t’i dhënë impuls angazhimit qytetar.
Shoqata është në proces regjistrimi ligjor dhe së shpejti do të vijojë veprimtarinë e saj në dobi të qytetit dhe komunitetit, por përshëndesim mbështetjen e qytetarëve në ditën e prezantimit nëpërmjet firmosjes së pro memories bashkëlidhur dhe të gjithë atyre që na janë bashkuar në vazhdim.
Pra, ka mënyra, forma dhe mundësi të tjera më pak partizane për të kontribuar për qytetin, të cilat jo domosdo kalojnë nga kryetari i partisë, deputeti apo kryetari i bashkisë!?
Por është edhe Fondacioni Lidia, është edhe Shoqata Jona, është edhe Shoqata AJMMI, është nisma “Dhuro një lule për Sarandën” , për të përmendur vetëm disa, ku bashkëqytetarët mund të kontribuojnë në një formë a një tjetër, nëse ekziston dëshira.
Sa për dijeni, shoqata e re do t’ia fillojë me dy projekte: krijimi i bankës së gjakut nëpërmjet dhurimit për t’i ardhur në ndihmë rezervave të gjakut në spitalin “Petro Nako” dhe krijimi i bibliotekës së re të qytetit në ndërtesën e liruar të maternitetit të vjetër. Dhe nuk ka fillim më të mirë se sa të investosh për jetën dhe librin (kulturën)!!!
TE GJITHE PER SARANDEN, SARANDA MBI TE GJITHA!


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.