Tërmeti/Rama:Asnjë lek për makina, kryetarët e bashkive të lëvizin me kuaj

03/12/198:46

Shperndaje:


Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, i i cilina pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga tërmeti, Rama është shprehur se do të ketë shkurtime të shpenzimeve në nivel vendor, pasi paratë do të investohen në zonat e prekura nga tërmeti.

Rama ka thënë gjithashtu se gjatë vitit 2020 nuk do të blihet asnjë makinë e re apo pajisje për zyrat. Përmes ironisë, ai tha se “kush do jetë keq për një makinë le të marrë një kalë”.

“Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik. Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, kolltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njëzive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet, qe te mos levizin me vetura neper qendrat e qyteteve”-tha Rama./Opinion.al


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit
Njoftim punësimi në Uma Restaurant në Ksamil. Ofrohet akomodim për stafin
Zjarr në pyllin mes Malçanit dhe Grazhdanit, kërkohet ndërhyrje me helikopter
Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.