Temperaturat e larta të ujit po shkatërrojnë midhjet në Liqenin e Butrintit, kultivuesit: Ka mungesë investimi

25/01/2010:36

Shperndaje:


Temperaturat e larta kanë ulur nivelin e prodhimit të midhjes, e cila konsiderohet si “Mbretëresha e Butrintit”. Valentina Bufi prej 25 vitesh merret me kultivimin e midhjes në Liqenin e Butrinit. Ajo thotë se ka rënë prodhimi i midhjes pasi nga temperaturat e larta ato hapen dhe dëmtohen.

Sipas saj mungesa e investimeve në pastrimin dhe thellimin e kanalit të ngritur për këtë qëllim i cili do të mundësonte furnizimin me ujë të ëmbël dhe të freskët nga lumi i Bistricës sjell që të rritet niveli i temperaturës në liqen, çka sjell dhe ngordhjen e midhjes.

“Shkak kryesor për midhjen është temperatura e lartë e ujit e cila ndikon në hapjen e midhjes, nga kjo vjen për shkak të temperaturës pasi nuk qarkullojnë ujërat në pjesën ku bashkohen me detin. Kanalet nuk thellohen kurrë dhe vjen një pakicë ujë kjo sjell që mos të qarkullohet uji në mënyrë që të ftohet duke e sjellë temperatura më lart se normalja për midhjen”, tha Valentina Bufi, kultivuese e midhjes.

Ndërkohë Soraldo Nebo, krijues dhe menaxhues i ”Turi i Midhjes” e cilëson midhjen si një produkt turistik për të cilën nuk po bëhet një punë e mjaftueshme dhe nuk menaxhohet siç duhet. Ai fton specialistët që të bëjnë analizat e duhura në Liqenin e Butrintit.

“Dua të bëj një trajtim nga ana e turizmit, midhja është një produkt që çdo vend në botë do të donte ta kishte por ne nuk e vlerësojmë dhe nuk dimë ta menaxhojmë. Të vijnë specialistë realë të bëjnë analiza të ujit dhe pse jo të investojnë në krijimin e një koorporate për grumbullimin e midhjeve”, tha Soraldo Nebo, krijues dhe menaxhues i ”Turi i Midhjes”.

Në raportin e fundit të KLSH ngrihej alarmi se në qendrën e grumbullimit në Sarandë sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore.
Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.