Situata e rrugeve, ARRSH: I gjithë vendi në shi

06/01/1613:09

Shperndaje:

Situata e rrugeve, ARRSH: I gjithë vendi në shi

Autoriteti Rrugor Shqipëtar ka dhënë informacion mbi situatën e rrugëve në të gjithë territorin e vendit. Sipas ARRSH i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.

Qarku Vlorë
Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në Llogara janë në gadishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë.
Qarku Gjirokastër
Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë, dhe Rrapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Situata e rrugeve, ARRSH: I gjithë vendi në shi


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.