Shoqata e Transportit të Pasagjerëve kërkon rifillimin e aktivitetit

06/06/2011:21

Shperndaje:


Shoqata e Transportit Kombëtar, perfaqesuese e operatorëve kombëtarë të Transportit të udhëtarëve, kërkon rifillimin e aktivitetit .
Pavarësisht përpjekjeve të tyre, të cilat kanë ndjekur njera-tjetren, transporti publik vijon të mbetet i pezulluar, duke mos patur ne te kaluaren e mos marre mbështetje nga shteti në asnjë forme suporti, perveç të vetmes ‘pagë-lufte’, kur sapo u mbushën 3 muaj pa asnjë aktivitet.
Nderkohe në emisionin Opinion TV Klan të datës 04/06, kryeministri Rama deklaron se çdo aktivitet është hapur, diçka që nuk ka ndodhur me aktivitetin e tyre.
Shoqata e Transportit kërkon që ky biznes të mund të ketë një frymëmarje në këtë situatë e moment tepër të vështirë, ku vijne nga një e kaluar te lënë të braktisur dhe harruar nga strukturat kompetente shteterore , përballë konkurences se pandershme e te paligjshme me flotat informale e jo vetem.
Ata e shikojnë të ardhmen e aktivitetit të tyre të zymtë, ndaj kerkojnë të fillojnë aktivitetin e tyre dhe të vazhdojnë me korrektësi punën e tyre në shërbim të qytetarëve shqiptarë, me shpresën se me të njëjtën korrektësi e standart , do t’iu përgjigjen strukturat e shtetit të së drejtes në TE DREJTEN e tyre!
Ne rast se kerkesat tona do te injorohen, ne do te jemi te detyruar te pershkallezojme qendrimet tona ne nivel kombetar, shprehet Shoqata Kombëtare e Transportit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.