Reagon i humburi i madh: Jam krenar, do vazhdoj rrugën

26/06/1715:59

Shperndaje:


Arben Ristani, numri 2 i Partise Demokratike mund te konsiderohet si humbesi me i madh i ketyre zgjedhjeve.
I renditur pas Vangjes Dules ne Qarkun e Vlores, ku nga numerimi i 400 nga rreth 460 kutive te qarkut PD ka rreth 21% te votave, Arben Ristani nuk do te jete ne parlamentin e ardhshem deputet.
E pavaresisht ketij rezultati, Ristani ne nje status ne fb shprehet se eshte krenar dhe rruga e tij do vazhdoje, pavaresisht se nuk tregon destinacionin.
Statusi i Ristanit:
Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çader dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numeruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë cdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatîn e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.