Rama realizon premtimin e Bashës/ Për fermerët naftë pa aksizë dhe pa taksa

13/10/2013:34

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e shumëpritur për fermerët, ku në një konferencë për zhvillimin ekonomik në vend, ka bërë me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit. Duke nisur nga viti që vjen fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Përfitues potencial i kësaj skeme është çdo fermer që ka tokë dhe e punon atë.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Lulzim Basha në një takim me fermerët, premtoi heqjen e akcizës së naftës, kryeministri Rama e bëri fakt të kryer.

Në një konferencë për shyp ai tha se ky është ndryshimi mes tij dhe kryedemokratit. Rama thotë se premtimet e Bashës janë njësoj si premtimet pasi është zgjuar nga gjumi.

“Ndryshimi është i vogël por domethënës. Kur unë them që do bëj këtë, do të thotë që janë bërë shumë gjëra përpara. Kur Luli del dhe thotë që do bëj kështu, është njësoj kur thotë pasi është zgjuar nga gjumi. Jo vetëm heqjen e akcizës. Kur dal këtu dhe them se çfarë do bëj, është një vendim i marrë, dhe jo që dëgjova Lulin dhe erdha e bëra” – tha Rama.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.