Radhët në Kakavijë/ Olta Xhaçka: Kush nuk e ka me ngut të kthehet

14/08/2019:37

Shperndaje:


Në një lidhje telefonike për Report Tv, ministrja Xhaçka tha se po komunikohet me palën greke për të rritur kapacitetet testuese të bërjes së tamponit në kufi, por edhe të zgjatjes së orarit të punës edhe përtej orës 22:00.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe të kontribuojë në lehtësimin e situatës.

E pyetur se pse autoritete reaguan vetëm pas tri ditësh, kur mediat e ngritën këtë shqetësim të qytetarëve, Xhaçka u shpreh se kjo situatë nuk është e krijuar nga qeveria por nga vetë udhëtarët që janë ngutur në udhëtim për të shmangur kufizimet e reja pas 16 gushtit vendosur nga pala greke, në një kohë që sipas Xhaçkës të gjithë qytetarët ishin njoftuar për orarin e kufizuar dhe bërjen e tamponit në kufi.

Ministrja Xhaçka gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe të kontribuojë në lehtësimin e situatës.

“Kjo nuk ka lidhje me atë çfarë bëjmë ne pasi kjo është një situatë e krijuara nga nguti i udhëtarëve dhe nuk është një situatë e krijuar nga qeveria. Rruga në kthim është e hapur dhe kushdo që nuk e përballon dot këtë situatë të kthehet. Kush nuk ka urgjencën për të udhëtuar brenda këtyre datave edhe duke pasur parasysh që është sezon turistik dhe jo muaj të ngutshme për punë do të ishte e udhës të mos udhëtonin duke mos bllokuar në zgjatjen e radhëve. Po bëjmë maksimumin për të plotësuar nevojat bazike dhe jo për të prishur rregullin e vendosur por lehtësuar sa më shumë që kalimi në kufi të jetë sa më i shpejtë”, tha Xhaçka.
/Shqiptarja.com


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.