Qytetarët kërkesë Bashkisë: Plazhi i Centralit të jetë publik

14/12/1814:34

Shperndaje:


 

Një grup qytetarësh kanë inicuar një kërkesë për Plazhin e Cenralit që do t`i drejtohet Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë Sarandë.
Qytetarët, duke u nisur nga eksperienca e vitit të kaluar, ku një pjesë e madhe e plazhit të Centralit u përdor për biznese qoftesh, birrash, por edhe lojrash elektronike, kërkojnë nga ana e bashkisë që përgjatë sezonit turistik të 2019 hapësira e plazhit të jetë e gjitha në shërbim të publikut.
Kërkesa ka parasysh nevojat e qytetarëve sarandiotë për të patur mundësi të bëjnë plazh në qytetin e tyre pa qenë të detyruar të paguajnë.
Nga ana tjetër qytetarët kundërshtojnë menaxhimin nga ana e bashkisë të këtij plazhi, pasi kjo formë menaxhimi shërben vetëm për punësimin e të familjarëve të zyrtarëve të Bashkisë, por edhe si një vatër e madhe korrupsioni dhe vjedhjesh. 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.