Protesta në Bajkaj, lirohen 3 banorët e shoqëruar. Demokratët: Po e ndjekim situatën

19/08/2015:29

Shperndaje:


Të irrituar se askush nuk i ka pyetur dhe se askush nuk i kishte lajmëruar për dëgjesën që ishte planifikuar për ditën e sotme, banorët kanë shkuar dhe janë konfliktuar me përfaqësuesit e firmës.
Tre persona, kryeplaku i fshatit dhe dy të tjerë,  u shoqëruan nga policia e Delvinës lidhur me ngjarjet.

Tension dhe përplasje në fshatin Bajkaj në Delvinë. Shkak është bërë leja për një gurore në këtë fshat. Saranda Web ka raportuar në vijëmësi pamjet e ngjarjes në Delvinë, që përfundoi me të lënduar. Banorët e fshatit janë kundër hapjes së gurores në këtë zonë.
Të irrituar se askush nuk i ka pyetur dhe nuk i kishte lajmëruar për dëgjesën që ishte planifikuar për ditën e sotme, banorët kanë shkuar dhe janë konfliktuar me përfaqësuesit e firmës. “Hapja e kësaj guroreje nuk i shërben komunitetit, përkundrazi prish bimësinë dhe ndot mjedisin” shprehen ata.

Ata kanë akuzuar përfaqësuesit e firmës dhe pushtetin vendor se tenton që të bëjë dëgjesa nëpër ferra fshehurazi me qëllim lejimin e gurores.

Lidhur me situatën, ka patur një interesim edhe nga ana e Partisë Demokratike në opozitë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Jolio Dine duke shpërndarë videon e Saranda Web, shkruan: “Partia Demokratike po ndjek me vemendje te vecante situaten e krijuar ne Bajkaj te Delvines dhe shpreh mbeshtetjen e plote per banoret e zones si dhe ben thirrje per transparence dhe pergjegjshmeri nga ana e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit”

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/223565579041980/

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/603118050397410/


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.