Prokurori Sali Hasa braktis automjetin luksoz me targa fallso

Pas publikimit ne Saranda Web te denoncimit se prokurori Sali Hasa “bredh” me nje automjet Audi Q5 ne vleren e 45 mije euro dhe targa te fallsifikuara, automjeti eshte braktisur.

 Prokurori Sali Hasa eshte larguar nga puna rreth ores 15, por kete here, ndryshe nga mengjesi kur ne pune erdhi me automjetin luksoz dhe targa te fallsifikuara, ne mesdite u largua ne kembe. 

Vullnetare jane shprehur te gatshem per te bere “sherbim” prane vendit ku mjeti eshte parkuar, pasi ata dyshojne se mjeti mund te rrembehet gjate oreve te nates. 

Nga nje investigim i kryer nga Saranda Web, targat e automjetit Audi Q5 me te cilin leviz prokurori Sali Hasa, jane te nje automjeti Volkswagen prodhim i vitit 1984