Presidenti Meta në Pilur: Kështjellë e pamposhtur e patriotizmit

Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar pushimet për të vizituar ditën e sotme Pilurin.
Duke publikuar një foto me sfond Pilurin, Presidenti Meta shkruan:

Shumë i lumtur të jem sot në Pilur të Himarës, në këtë kështjellë të pamposhtur të patriotizmit dhe simbol të bukurisë natyrore shqiptare, për të vlerësuar Kapedanët e Bregut dhe Luftës së Vlorës, por dhe disa nga emblemat e polifonisë sonë të mrekullueshme.