Policia e Sarandës informon grekët, arrestohen 3 shqiptarë, transportonin 69 kg kanabis

23/09/1717:10

Shperndaje:


Sarandë-Igumenicë
Operacion i përbashkët antidrogë, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Igumenicës Greqi.
Arrestohen në flagrancë nga policia e Igumenicës, 3 shtetas shqiptarë që transportonin lëndën narkotike.
Kapja e tyre në vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës.
Operacioni nisi nga Policia Kufitare e Sarandës, Livadhjasë e Qafë Botës.
Policia e Livadhjasë më datë 23.09.2017 rreth orës 00:23 , ka konstatuar tre persona të ngarkuar me çanta që po lëviznin në drejtim të Konispolit në sektorin e Piramdave 67 – 68 .
Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekie të tre personave.
Ndërkohë është njoftuar menjëherë Policina e Igumenicës Greqi, në lidhje me situaten ku duhej ndihma e Policisë Greke për kapjen e tyre, pasi tre shtetasit duke përfituar edge nga errësira po kalonin për në territorin grek.
Policia e Igumenicës ka organizuar shërbimet ku rreth orës 02:19, në vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës policia ka kapur tre shtetasit se bashku me lëndën narkotike dhe konkretisht:
-B.K, 25 vjeç, banues në fshatin Metoq Bashkia Sarandë.
Ky shtetas ishte shkëputur nga dy shtetasit e tjerë me qëllim kontrollin e rrugës dhe në momentin e arrestimit nga policia, gjatë kontollit fizik iu gjet 978 grame lëndë narkotike.
L.R, 28 vjeç, banues në fshatin Ninat Bashkia Konispol .
A.K, 25 vjeç, banues në Sarandë
Këta dy shtetas ishin bashkë , dhe kishin tre çanta shpine me pako me lëndë narkotike, gjithësej 66 kilogramë Cannabis Sativa.
Pas finalizimit të operacionit të përbashket, rreth orës 07:30 të mëngjezit drejtuesi i operacionit i Policisë së Igumenicës ka telefonuar dhe falenderuar drejtuesin e operacionit të Policisë Kufitare, duke i konfirmuar se kapja e këtyre tre shtetasve nga ana e policisë greke u arrit fal bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale të dhënë nga ana e Komisariatit të Policisë Kufitare të Sarandës. 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.