Policia e Sarandës: 16 të shoqëruar për vrasjen, ja pistat e hetimit

25/09/1610:37

Shperndaje:


aleksander-bardhiPolicia e Sarandës: 16 të shoqëruar për vrasjen, ja pistat e hetimit. Policia e Sarandës njofton se vijojnë hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Sarandë !
Policia e Sarandës vazhdon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në fshatin Shëndëlli të Sarandës ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, 47-vjeçari me inicialet A.B.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se viktima ka qenë person me precedent penal të mëparshëm, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Mirditë.
Deri në këto momente Policia ka shoqëruar 16 persona, me të cilët po punohet për sqarimin e rrethanave të vrasjes.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale.
Hetimet vazhdojnë…

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit
Njoftim punësimi në Uma Restaurant në Ksamil. Ofrohet akomodim për stafin
Zjarr në pyllin mes Malçanit dhe Grazhdanit, kërkohet ndërhyrje me helikopter
Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.