Pipero: Numri i të shtruarve në spitale është rritur! Baret dhe restorantet duhet të kufizojnë aktivitet

22/10/2018:48

Shperndaje:


Prej thuajse një 1 jave, shifrat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri janë shtuar shumë duke kaluar 300 raste në ditë.
Për mjekun Pëllumb Piperon, kjo rritje e rasteve është normale pasi është pranuar dhe më parë se me ardhjen e stinës së vjeshtës do të rriteshin dhe rastet.
Por ai ngre një tjetër shqetësim, atë të numrit të të shtruarve në spitale, ku në një intervistë për Report Tv tha se vetëm dje u shtruan 30 persona. Ndërkohë prej 1 jave ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave.

Nga vëzhgimet e bëra, shumica e qytetarëve janë ndërgjegjësuar, teksa disa prej tyre nuk e respektojnë këtë vendim. Pipero tha se maskat nuk janë të domosdoshme në ambientet e hapura ku nuk ka një densitet të lartë njerëzish. Gjithashtu ai tha se është herët që ato të japin rezultate në uljen e shifrave.
Mjeku Pëllumb Pipero gjithashtu evidentoi dhe një tjetër aspekt pozitiv të mbajtjes së maskës, atë të parandalimit dhe të përhapjes së gripeve stinore. Sipas tij, kjo do të ulë dhe numrin e të shtruarve në spitale.

“Rekomandoj në një kufizim sa më herët të jetë e mundur për ato mjedise ku qarkullimi i virusit është i lartë. Duhet të kufizojë sa më shumë aktivitetin e tyre, restoranteve e lokaleve të natës” – tha Pipero.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.