Pendohet Rama/ Qiraja do paguhet pas Luftës

02/04/2016:13

Shperndaje:


Qiraja nuk do të falet, por do të shtyhet për t’u shlyer pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të situatës së luftës, familjet, por edhe studentët që jetojnë me qira nuk do ta paguajnë deri në fund të kësaj situate. Në rast presioni, Rama paralajmëroi se qiradhënësi do të gjobitet sa pesëfishi i vlerës përkatëse!

Por reagimet në faqen e kryeministrit kanë qenë të shumta pas këtij vendimi.
Disa qytetarë i janë ankuar kryeministrit se çfarë duhet të bëjnë qiradhënësit që varen nga qiratë që marrin, pasi mbeten në rrugë duke qenë se shteti po ndërhyn në pronën e tyre (e parashikuar nga gjendja e fatkeqësisë)?
Kryeministri i është përgjigjur duke u kërkuar qiradhënësve, që të ulen dhe të flasin me qiramarrësin për një marrëveshje që të paguajnë me këste të arsyeshme pak e nga pak detyrimin.
Pra nuk falet qiraja, por shtyhet që të paguhet pas përfundimit të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
“Ulu me qeramarresin e bej nje marreveshje qe te te paguaje me keste te arsyeshme pak e nga pak detyrimin kur te mbaroje lufta” është përgjigja e Edi Ramës për njërin nga komentuesit që iu ankua.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.