Njoftim punësimi në Bougainville Bay

29/06/2010:38

Shperndaje:


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:
– Ndihmës Kuzhinier (m/f)
– Pjatalarëse
Ofrohet:  Pagesë konkuruese
Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin +355686082912

Ndihmës Kuzhinier (m/f)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Ndihmon në organizimin dhe përgatitjen e produkteve sipas standarteve;
 Në bashkëpunim me instruksionet e shefit të kuzhinës përgatit ushqimin dhe sigurohet të ketë kualitet të mirë për të plotësuar kërkesat e klientit;
 Siguron që porositë e produkteve të jenë dhënë dhe të jenë marrë në koordinim me shefin e kuzhinës;
 Ndihmon në përcaktimin e llojeve dhe sasisë së ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;  Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
 Ndihmon në përgatitjet e përditshme në kuzhinë;
 Siguron trajtimin dhe konservimin e ushqimit;  Mban të pastër ambjentin gjatë gjithë kohës dhe siguron përdorimin korrekt të pajisjeve ftohëse dhe të pajisjeve ngrirëse;
 Ndihmon kuzhinierët në marrjen e porosive;
 Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Të zotërojnë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
 Të kenë jo me pak se 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme;
 Të jenë të detajuar, të shpejtë dhe të saktë;  Aftësi për të punuar nën presion;
 Aftësi shumë të mira organizative;
 Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
 Fleksibilitet me orarin e punës;
 Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;

Pjatalarëse
Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
Të kenë eksperienca të mëparshme në këtë fushë; Lajnë enët në lavastovilje pasi të kenë hequr mbeturinat nëpër pjata;
Pastrojnë ambjentet e kuzhinës;
Të jenë të afta të kryejnë detyrat në kohë dhe sipas standarteve të përcaktuara;
Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese; Aftësi për të mbajtur marrëdhenie të mira me punonjësit e tjerë;
Të jenë të gatshme për punë në turne /orare të zgjatura;
Të jenë korrekte;
Aplikantet duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

Ofrohet:  Pagesë konkuruese
Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin +355686082912


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.