Ngjarja misterioze/ Gjendet e pajetë pranë një kishe 16-vjeçarja, babai ishte kthyer në Shqipëri

15/07/2012:48

Shperndaje:


Një vajzë shqiptare u gjet e vdekur në pyllin pranë një kishe në Trikala dhe sipas informacioneve, ajo kishte lëndime në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të saj.
Mbetet ende e mbuluar me mister ngjarja tragjike. Sot në mëngjes vajza shqiptare, emri i së cilës uk bëhet i ditur, u gjet e vdekur nga pastrues të komunës së Trikalës në zonën e kodrës së Profit Ilias.
Sipas mediave greke, vajza 16-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia e saj për shëtitje të martën në mbrëmje dhe nuk u kthye më.

Familja ka qenë duke kërkuar për vajzën që nga dje dhe motra e saj binjake njoftoi edhe në polici, duke deklaruar se kishin ore qe e kerkonin dhe nuk kishin asnje komunikim me të.
Mesohet se 16-vjeçarja është me origjinë shqiptare dhe jetonte në qendër të Trikalës me familjen e saj. Ajo ka një motër binjake dhe dy vëllezër të moshës 27 dhe 30 vjeç. Babai i saj ishte në Shqipëri këto ditë për shkak të detyrimeve të punës.

Sipas informacionit dhene nga TV10.gr, vajza i ishte drejtuar policisë disa ditë më parë, duke raportuar një rast dhune nga një mik.
Ekzaminuesi mjekësor ka shkuar në zonë, si dhe një ekip nga drejtoria e krimit kundër jetës në mënyrë që të hedhë “dritë” për rastin.

https://youtu.be/AZAOiFZKDxs


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.