Nga ora 17:30 e ditës së sotme deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës askush nuk lejohet që të dalë nga shtëpia

17/04/207:16

Shperndaje:


Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Ditën e sotme nga ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit vendi do të futet në karantinë dhe nuk lejohet që të asnjë qytetar të dalë nga shtëpia dhe çdo aktivitet do të jetë mbyllur.
Ndërkohë, ditën e sotme qytetarët mund të bëjnë pazar deri në 17:30 të pasdites, për një afat kohor prej 90 minuta.

Çdo qytetar që del nga banesa për të bërë pazar duhet të ketë marrë një autorizim. Sa i përket personave, që sot duhet të shkojnë në punë me makinë, Policia e Shtetit ka sqaruar se lejohet nisja për në punë nga ora 05:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe kthimi nga puna është në fashën e dytë, nga ora 16:00 deri 17:30 të pasdites.

Në seancën e djeshme penale u miratuan edhe ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës.
Me 89 vota pro, u përgjysmua edhe parashikimi i ndëshkimit me burg, nga 15 vite që ishin në draftin fillestar në 8 vite sipas draftit të dakordësuar.

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite.
Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.