Nga e hëna zgjerohet fasha e lëvizjes së qytetarëve në 2 orë, blloku i dytë i dyqaneve që do të hapen nesër

26/04/2012:33

Shperndaje:


Nga e hëna (27 prill) qytetarët do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të bërë pazare. Fasha e orarit është zgjatur nga 90 minuta në 120 minuta, megjithatë theksojmë që është detyrim pajisja me autorizim në e-albania ose një mesazh në numrin 55155. Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e kurbës së butë të të infektuarve me COVID-19 që ka vendi ynë ku hapja do të jetë në mënyrë graduale e ndarë në katër faza.

“Duke filluar nga dita e hënë, do të zgjerohet fasha e lëvizjes së qytetareve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtur parametrat e sigurisë të distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësire kohore më të gjerë”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, nga dita e nesërme, do të hapet blloku i dytë i bizneseve, përfshirë këtu edhe taksitë, por duke i paralajmëruar zbatimin e protokollit, në të kundërtën do të ndëshkohen. Kujtojmë që bizneset që janë pjesë e kësaj liste të dytë dyhet të aplikojnë në portalin e-albania dhe dokumentin e marrë, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, është i detyrueshëm që të afishohet në ambientet e biznesit në rast kontrolli.

“Ashtu siç kemi lajmëruar, të hënën në datë 27 prill do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin bizneset si më poshtë: Dyqanet e veshjeve; Të tekstileve; Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure; Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë; Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; Shërbimi Taxi Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit. Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjiena sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve”, njoftoi ministrja.

27 prilli shënon ditën kur vihen në zbatim masat e reja lehtësuese edhe në ato zona ky janë klasifikuara si të gjelbërta, me risk të ulët, siç janë qarku i Dibrës, Gjirokastrës, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit, e ndërsa qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura. Edhe në këto zona, parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike. Sa i takon mjeteve private të transportit, sqaron ministrja ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.