Manastiri Shen Kolli Mesopotam

23/04/1621:16

Shperndaje:

Manastiri Shen Kolli Mesopotam unikal në Evropë: Edhe katolik edhe ortodoks.

Manastiri Shen Kolli ne Mesopotam është nga të rrallat në Evropë. Në këtë manastir kryheshin në të njëjtën kupolë si ritet katolike, ashtu edhe ato ortodokse.

Këto objekte kulti janë të rralla përgjithësisht. Gjatë fundit të shekullit XIII, anzhuinët, dinastia franceze, që kishin nën zotërim edhe një pjesë të Arbrit. Ata marrin për nuse në oborrin e tyre vajzën e despotit të Epirit.

Në atë kohë, Mesopotami bënte pjesë në despotatin e Epirit. Ishte manastir që varej direkt nga patrikana e Kostandinopojës. Manastiri i Shen Kollit në Mesopotam ka dy altarë.

Ka dy variante për to: një objekt kulti ka dy altarë, ose kur ato janë për dy shenjtorë. Ose në rastin që një altar përdorej për ortodoksët e një për katolikët, të cilët bashkëjetonin në të njëjtën kupolë.

Kjo është arsyeja që ketu kemi të bëjmë me një ndërtesë. Ndertesa ka një formë unikale thuajse në këto përmasa, në këto vlera, në tërë kulturën bizantine.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.