Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, humb jetën 17-vjeçari

14/12/197:10

Shperndaje:


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës, ku për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja u regjistrua në lagjjen e njohur si “Blloku i furrave”, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se në afërsi të ish-fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Goditja ka rezultuar fatale, pasi drejtuesi i mjetit, shtetasi Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenës, ka humbur jetën.

Ndërkohë, burime zyrtare nga policia thanë për ‘BalkanWeb’ se mjeti nuk ishte në pronësi të 17-vjeçarit. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. BalkanWeb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.