Lufta me flakët e zjarrit në Limion, plagoset 1 efektiv i Marinës

31/07/2022:36

Shperndaje:


Një zjarr i fuqishëm shpërtheu përpara 2 orësh duke marrë përmasa të mëdha.
Zjarri, që ende nuk dihen arsyet e rënies së tij,  është aktivizuar fillimisht në një zonë me shkurre në kepin e Limionit.
Për fikjen e tij kanë punuar 2 mjete zjarrfikëse, disa punonjës të repartit të Zjarrfikëseve dhe forca të Marinës.

Puna për shuarjen e tij  ishte e vështirë si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës. Gjatë kësaj beteje për fikjen e flakëve të zjarrit, të cilat rrezikonin edhe bazën detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion, është plagosur edhe 1 efektiv i Marinës.
Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës për të, marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.