Limioni me PPP për 35 vjet, shpallet pronari i ri

21/10/1912:34

Shperndaje:


Këtë të hënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik u njoftua shpallja e fituesve për koncesionin e portit të Limionit në Sarandë , i cili është një port ekzistues që më herët ishte dhënë me koncesion, por për shkak të ankimimeve që u ngritën dhe pretendimeve të palëve të treta, koncesioni u anulua për t’u hapur rrugë procedurës së dytë tashmë të finalizuar.

Porti i Limionit në Sarandë ka tashmë një fitues dhe është bashkimi i përkohshëm i shoqërive Kastrati dhe Edil Al, të cilët do të kenë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 35 vite.
Një vit më parë qeveria kaloi këtë port me qira me të drejtë 20 vjet tek kompania Concord Investment , një procedurë që u kundërshtua fort nga operatorët e tregut të karburanteve ndaj të cilëve nisi të aplikohej një tarifë për të aksesuar portin ku bëhet furnizimi me karburante i jahteve.
Kompanitë që janë shpallur fituese për koncesionin e ri kanë qenë oferta e vetme për këtë koncesion dhe kanë premtuar se do të investojnë në këtë port turistik dhe shërbimi 1.3 miliardë lekë apo 10.5 milionë euro.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.