Ligji i ri për minoritetet, reagon Marin Mema: Minoritet me 300 firma? Antikombëtare

25/06/2013:05

Shperndaje:


Gazetari i Top Channel Marin Mema, i cili ka kryer shume emisione të debatuara për problemet në zonat e Sarandës dhe Delvinës, nëpërmjet një statusi në facebook e cilëson antikombëtare draftin e paraqitur për miratim në Kuvend.
STATUSI:
Minoritet kombëtar me 300 firma ? Komisione të posaçme që shqyrtojnë kërkesa të tilla ? Tabela e gjuhë pa hesap për minoritete fantazëm në zona ku nuk ka të tillë ?! Kjo është ANTIKOMBETARE dhe pikë. Ky projekt-vendim është ANTIKOMBETAR ! Fqinjët tanë janë në BE, por nuk njohin asnjë minoritet e kërkojnë të tillë edhe atje ku nuk ekzistojnë dhe nuk kanë ekzistuar kurrë.

Si mundet kjo ? A nuk kemi edhe ne të drejta sipas normave ndërkombëtare ? A nuk janë konventat ndërkombëtare të vlefshme për të gjithë ? A nuk e duam edhe ne Europën si të tjerët (madje edhe më shumë) ? A nuk kemi edhe ne histori, kulturë, trashëgimi e identitet kombëtar ? A nuk jemi edhe ne një komb europian ?
Por ne çfarë bëjmë ? Ne shtojmë e shtojmë e shtojmë derisa na ulin edhe pantallonat. Pranojmë varreza për ushtarë pushtues, pranojmë memoriale, pranojmë tabela, nuk flasim kurrë për shqiptarët autoktonë dhe pronat e tyre, por bëjmë gjithçka na kërkohet me një nënshtrim të turpshëm. Të turpshëm!

Me këto kushtëzime e veto na ka mbetur të na kërkojnë ndonjë ditë edhe të ndryshojmë emrin e vendit tonë, apo flamurin e gjuhën. Kjo nuk mundet të vazhdojë më. Nuk mundet të vazhdojë më! – Përfundon Marin MEMA.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.