Leonidha Hristo në SPAK/ KLSH zbulon skandalin, tenderat “përpunoheshin” nga 1 dorë

KLSH zbulon skandalin ne Bashkine Finiq, u nderhy ne sistemin e tenderave.
Mes shkeljeve te shumta te zbuluara nga KLSH ne Bashkine Finiq, per periudhen e drejtimit nga Leonidha Hristo, eshte dhe nje akt i paprecedente i nderhyrjeve ne sistemin kompjuterik.

Sipas asaj qe shkruan konstatimi i KLSH, asnje nga anetaret e NJHDT dhe KVO nuk ka pranuar te kete marre pjese ne procedurat e zhvilluara ne vitin 2019, duke bere keshtu “enigme” faktin se kush ka nderhyre ne sistemin e prokurimeve SEP per te hedhur kriteret, edhe pse ne kete sistem secili nga anetaret ishte cekuar.
Per kete KLSH ka ngritur akuza për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumenteve”dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, parashikuar nga nenet 258, 186 dhe 192/b, të Kodit Penal.