Kuvendi tender për 1 mijë doreza, 200 maska e dezinfektues për deputetët

01/04/2020:38

Shperndaje:


Kuvendi i Shqipërisë, ditën e sotme ka hapur procedurat e zhvillimit të një tenderi me prokurim të vogël, duke synuar të blejë 1 mijë copë dorashka një përdorimesh, për deputetët dhe të gjithë administratën e këtij institucioni.

Veç 1 mijë copë dorezave një përdorimesh, Kuvendi i Shqipërisë do të blejë 200 copë maska, 18 litra solucion për dezinfektimin dhe 75 litra dezinfektues me bazë alkooli për pajisjet që janë vendosur në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Ky është tenderi i dytë brenda një kohe shumë të shkurtër që zhvillon Kuvendi, në kuadër të masave për parandalimin e virusit COVID-19. Jo më larg se një javë,Kuvendi, mbylli një tjetër tender me vlerë 25 milionë e 700 mijë lekë të vjetra, për dezinfektimin e tualeteve të parlamentit. Elton Qyno, shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.