
Kush ishte punonjësi i Bashkisë Delvinë që humbi jetën sot
Sopot Kamberi, 50 vjeç, ka humbur jetën pasditen e sotme nga një atak kardiak, pak caste pasi kishte lënë punën dhe ishte duke shkuar në shtëpi.
Sopot Kamberi kishte lindur në fshatin Varfaj, rrëzë malit të Sopotit, nga i cili kishte marrë edhe emrin. Pavarësisht se ishte larguar nga vendlindja për të banuar në Delvinë ku punonte prej shumë vitesh në Gjendjen Civile, Sopot Kamberi nuk e kishte harruar fshatin dhe rrënjët e tij.
Sopot Kamberi kthehej vazhdimisht në Varfaj, aty rrëzë Sopotit, ku kishte edhe tokat e prindërve në të cilat kishte vendosur edhe disa koshere me bletë, pas të cilave ishte shumë i apasionuar, pasi sic thoshte Sopoti, lulet e Sopotit nxjerrin mjaltin më të mirë.
Sopoti ishte shumë i dashur me të gjithë njerëzit, vecanërisht me bashkëfshatarët e tij, me të cilët pavarësisht se ku jetonin bashkëbisedonte nëpërmjet një grupi në facebook të cilin e kishte krijuar prej shumë vitesh, grup në të cilin sillte informacione të shumta për njerëzit e Varfajt.
Ngjarja e rëndë e pasdites së sotme ka shokuar të gjithë njerëzit që e njihnin nga afër, por edhe ata që vetëm e kishin parë aty te zyra e Gjendjes Civile në Delvinë, ku u shërbente të gjithëve me devotshmëri dhe pa asnjë vonesë dhe burokraci.
Saranda Web shpreh ngushëllimet më të thella ndaj Familjarëve dhe Miqve të Sopot Kamberit.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
17/02/2018:27

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
17/02/2018:27

Suvenire nga Saranda
17/02/2018:27

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
17/02/2018:27

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
17/02/2018:27
