Kreu i demokratëve të Konispolit akuza ndaj procesit të propozimeve të kandidatëve për deputetë

Kryetari i Grupseksionit të PD në Konispol Petrit Mulla ka ngritur akuza të rënda ndaj procesit të propozimit të kandidatëve për deputetë të kësaj force politike.
Duke parë sesi u zhvillua ky proces në grupseksionin që po drejton, por edhe si po zhvillohet kudo në Degën e Sarandës, ai shprehet se ka njerëz brenda PD që vrapojnë në cdo mbledhje për të gjetur një njeri t’i propozojë dhe aty ku nuk gjejnë, vetëpropozohen.
Ja cfarë shkruan ai:
DEMOKRATET,DUHET TE ÇOJNE NE PARLAMENT,INTELEKTUALET,ME PATRIOTE,QE KANE LIDHJE ME POPULLIN,QE KANE PERSONALITET DHE ORIGJINE TE DJATHTE DHE TE QENDRES,PER TE MOTIVUAR ELEKTORATIN E TYRE,PER TE DALE FITUES NE ZGJEDHJET E 18 QERSHORIT 2017-te !
Demokratet jane futur,ne gare para zgjedhore,sipas udhezimit “Zgjidh Deputetin tend”, per te perzgjedhur,ne menyre Demokratike, perfaqesuesit e tyre, per zgjedhjej e 18 Qershorit 2017-te !
Gara e hapur, po i kalon caqet e numrave te duhura, por me e çuditshmja, eshte per disa nga kandidatet, qe per te qene Kandidate, vrapojne, pa e peshuar veten ne nje Kandar se kush jane dhe çfare perfaqesojne, te zene ne gjume te rende, por me endrra te bukura, te te qenit Deputete,qe do te thote, perfaqesues te popullit, fjale e rende,peshe e rende, per keta enderrues,qe vrapojne seksion me seksion te Partise Demokratike, per te gjetur nje njeri, per ta propozuar per Kandidate te Partise se vete, ose ndryshe thene hapur vete propozohen, sikur te 140-te Deputetet e Parlamenti Shqiptare,do te zgjidhen nga Rrethi i Sarandes !!
Nuk e di sa e njohin keta qe vete zgjidhen STATUREN e te qenit Deputet,se cilat jane,kushtet qe duhet,te plotesoje,nje njeri i tille,qe do te perfaqesoje popullin,ne Parlament !
Demokracia ka vlera,por tejkalimi i tyre,eshte te mos dish te vleresosh veten tende,te mos dish,se sa mund te japesh ti per Demokracine,te mos dish pozicionin qe ti takon !
Te nderuar miq,deshira e shume demokrateve,eshte shume e madhe,per te kandiduar,por a i kane bere,pyetje vetes,keta kandidate,qe kjo inisiative,qe kane ndermarre, eshte e madhe dhe me pergjegjesi te madhe,e te qenit Kandidate per Deputete,se do te japin llogari para popullit,para elektoratit,do te japin llogari para Liderit Lulzim Basha dhe Kryesise se Partise Demokratike te Shqiperise, se a jane ne gjendje keta DIVA,te terheqin me trenin e tyre njerez,qe ti japin fitore vetes dhe Demokrateve,a jane mesuar te punojne me pergjegjesi me elektoratin ? A kane CV te tille ARSIMIMI,KULTURE,EKSPERIENCE PUNE, A Jane INTELEKTUALE NE NJE FUSHE TE NDRYSHME ZHVILLIMI, A I PERGJIGJEN LIGJIT TE DEKRIMINALIZIMIT, A kane mbeshtetje te qytetareve te tyre, A kane dhene kontribute keta dhe familja e tyre,per vendin Krahinen , a po per Qytetin e tyre ? A kane lidhje Historike me te Djathten, keta dhe familja e tyre ? A kane mbeshtetje dhe t’ju degjohet fjala ne popull keta kandidate qe vrapojne ne çdo seksion te Partise Demokratike !
Te nderuar miq, Parlamenti nuk eshte, as Azile dhe as Kafene per te bere llogje dhe per te shkuar kohen, per te ngrohur karriken dhe Partia Demokratike nuk ka ndermend, te beje eksperimente me njerez,qe ende nuk njohin statutin e Partise Demokratike,nuk permbushin asnje lloj stature per te qene kandidate per Deputete !
Partia Demokratike duhet te dale ne zgjedhjet Parlamentare me personalitetet me te spikatur te se Djathtes Shqiptare, me njerzit me me Autoritet me te pa perfolur ne çdo Qark dhe Krahine, qe se bashku me nje program Dinjitoz dhe Premtues, te cilin duhet ta Prezantojne Kandidatet per Deputet, me nje moral te Larte dhe me pergjegjesi te madhe, te sigurojne nje proces Zgjedhor, qe ta çoje Partine Demokratike drejt Fitores se 18 Qershorit !
Te nderuar miq/ke,ju qe keni emrat ne ato proces-verbale, te seksioneve dhe te Grupseksioneve, vet vleresoni veten, hapni rrugen njerzve me te mire te se Djathtes dhe se Bashku, te punojme te Bashkuar, te fitojme perballe,nje kundershtari te pa moralshem,ose me moral te shpartalluar dhe t’ju kthejme Shqiptareve, nje Qeveri Demokratike me Kryeminister z.Lulzim Basha !

loading...
loading...