Konispoli çel sezonin e vjeljes së mandarinave

23/11/1919:59

Shperndaje:


Edicioni i 8-të i “Mandarina Fest” ka hapur zyrtarisht sezonin e vjeljes së mandarinave në Konispol. Fermer të mandarinave dhe jo vetëm kanë promovuar produktet e tyre në një panair ku u servir gjithçka që prodhohet dhe tregtohet nga kjo zonë. I pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi i cili u shpreh se kultivimi dhe tregëtimi i mandarinës do të ketë mbështetjen e nevojshme.
“Si Ministër Bujqësie jam jashtëzakonisht i kënaqur që këtu shoh një energji të jashtëzakonshme që premton shumë. Besoj që në pak vite këtu nuk do të shohim asnjë metër katror të pa mbjelluë dhe të pa kultivuar jo vetëm me agrume por edhe nga kultura të tjera. Kemi qenë dhe do të jemi pranë për të ndihmuar dhe lehtësuar që fermerët dhe tregëtarët e kësaj zone të jenë në gjendje që vit pas viti të krijojnë vlerë të shtuar mbi produktet e tyre”, u shpreh Çuçi.
Ndërsa kryebashkiaku i Konispolit, Shuaip Beqiri u kërkon fermerëve që mos ta shesin
‘Sivjet ka prodhim të mbarë. Ajo që kërkoj është që të marrë vlerën e duhur në treg. Ju bëj një thirrje fermerve të cilët janë 930, që mos të nxitohen dhe të bien pre e tregëtarve që mundohën që të j’ua marrin mallin nën koston që ju takon’, tha Beqiri.
Konispoli vazhdon të mbetet prodhuesi më i madh i mandarinave në vend, duke punësuar qindra punëtorë nga e gjithë Shqipëria përgjatë muajve të dimrit.
Aktualisht në zonën e Konispolit sipërfaqja e mbjellë me mandarina ka shkuar në 700 hektarë dhe në këtë sektor janë të angazhuar rreth 1.000 familje.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.