Komisariati Dixhital arreston ndërtuesit në Ksamil
Sipas një njoftimi të bërë në aplikacionin “KOMISARIATI DIXHITAL”, Policia ka arrestuar në flagrancë një person dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Eshtë arrestuar një shtetas 53 vjeçar, banues në fshatin Ksamil – Sarandë. Arrestimi në flagrancë i këtij personi u bë pasi: Sipas një njoftimi të bërë në “Komisariatin Dixhital” për “disa shtetas që po kryejnë dy ndërtesa pa leje”, menjëherë Strukturat e Policisë filluan hetimet dhe kanë kapur në flagrancë këtë shtetas, duke kryer punimet e objektit në fjalë, në hyrje të Ksamilit. Objekti në punime e sipër përbëhet nga dy ndërtesa, njëra me përmasa 7m e gjatë, 5m e gjërë, 2.5m e lartë, si dhe ndërtesa tjetër e sapo nisur, të ndërtuara me material bllok betoni, pa leje dhe pa asnjë lloj dokumentacioni ligjor. Ky ndërtim përmbush elementet e një ndërtimi të paligjshëm. Nga hetimet e mëtejshme, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar se ky shtetas e ka ushtruar këtë vepër penale në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët Policia i ka identifikuar dhe i ka shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm, në tokë publike”, kryer në bashkëpunim.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Restorant Gostivari kërkon të punësojë Zgarist, Sallatjere dhe ndihmës kamarier/e
18/01/1612:54
Do prodhohen “Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare
18/01/1612:54
Lavazh në Ksamil kërkon të punësojë lavazhier me eksperiencë
18/01/1612:54
Deutschcolor Sarande kërkon të punësojë shofer për transport
18/01/1612:54
Hekuran Halili vlerësohet me Çmimin e Parë në “Nuovi Occhi sul Mugello”
18/01/1612:54
Policia gjunjëzon dhe prangos polakun në Sarandë – VIDEO
18/01/1612:54
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Illyrian Boutique Hotel
18/01/1612:54
AUTO RIZAI – Pjesë këmbimi për automjete në Sarandë
18/01/1612:54
Ndahet nga jeta njeriu i mirë dhe punëtor Vladimir Çumani
18/01/1612:54
NJOFTIM PUNËSIMI në Supermaket Your Market në Qafë Gjashtë
18/01/1612:54
Rezervime
Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
18/01/1612:54
Apartament Ksamil 1+1
18/01/1612:54
Apartament Ionian Saranda Sea
18/01/1612:54
Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
18/01/1612:54
Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
18/01/1612:54
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
18/01/1612:54
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
18/01/1612:54
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
18/01/1612:54
Suvenire nga Saranda
18/01/1612:54
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
18/01/1612:54