Kokëdhima jep alarmin: Rama i mori për vete kompetencat e partisë së bazës

15/01/1717:42

Shperndaje:


Nëpërmjet një postimi në facebook, ish-deputeti dhe njeriu më i rëndësishëm deri pak kohë më parë në Sarandë Koço Kokëdhima, jep alarmin se kryetari i PS Edi Rama po merr kompetencat e bazës së partisë dhe se po i nxjerr të pavlerë mendimin dhe vendimet e bazës.
Kokëdhima shprehet se “Prej shumë muajsh unë nisa projektin e miratuar edhe nga udhëheqja e PS-së për të reformuar PS-në në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Por ai u ndërpre në mes, sepse u cenua pushteti i kryetarit dhe i atyre pak njerëzve rreth tij. Në intervistën për Tv “Apollon” thashë se Rama e kundërshtoi këtë projekt, sepse nuk ka respekt për partinë e bazës, se nuk e do atë, se e shfrytëzon, e përdor dhe nuk e dëgjon atë. Thashë se ai e ka vjedhur partinë e bazës, ia ka marrë për vete kompetencat. Dhe kur flas për kryetarët, flas për të gjithë, përfshirë edhe Ramën. Çfarë problemi ka Rama në qoftë se i zgjedhin deputetët, qytetarët e Shqipërisë dhe socialistët e bazës? Ku i prishet puna Ramës? Ç’problem ka ai që të ketë demokraci në Partinë Socialiste, të ketë demokraci siç ka çdo parti demokratike sot në botë? Çfarë problemi ka këtu në qoftë se në Shqipëri do të ketë primare, do të ketë zgjedhje paraprake siç ka në të gjithë vendet demokratike. Çfarë problemi ka Rama me këtë? Ku hyn Rama në këtë histori?” – përfundon Kokëdhima. 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.