Koka dhe vrasësit e Terpollarit në Sarandë ?

23/05/1610:57

Shperndaje:


igumenice Organet greke në Igumenicë kanë marrë në pyetje një shtetas shqiptar që është arrestuar disa ditë më parë në lidhje me krimin e ndodhur në një stan pranë Janinës, ku u vra në mënyrë barbare shtetasi Bledar Terpollari, të cilit i ishte prerë koka. Gjatë dëshmisë në hetuesi, 28-vjeçari shqiptar ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në vrasjen e Terpollarit. Ai ka treguar se tre persona të armatosur, edhe ata shqiptarë, e kishin detyruar me forcë t’u tregonte se ku ndohej stani, e kishin marrë me vete dhe për rrjedhojë ai e kishte parë nga afër vrasjen dhe madje prerjen e kokës. Burime policore bëjnë me dije se ai u ka treguar hetuesve edhe vendin ku e kanë groposur. I arrestuari ka dëshmuar gjithashtu se vrasja është kryer për çështje të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike dhe se vrasësit janë larguar nga vendngjarja me makinë drejt kufirit shqiptar. Policia greke vazhdon hetimet për gjetjen e tyre. Duke ditur qe Igumenica kufirin e ka me Saranden, rezulton qe koka dhe vrasesit e shqiptarit Bledar Terpollari te kene hyre ne territorin e Sarandes.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.