Kaosi në Kakavijë, Ministria e Jashtme: Pala greke rriti numrin e testimeve, në bisedime për zgjatjen e orarin e punës

14/08/2014:20

Shperndaje:


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka bërë me dije se pas bisedimeve me palën greke është rritur numri i testimeve në 330 në orë.
Fluksi i madh i qytetarëve që duan të kalojnë në Greqi ka bërë që radha e automjeteve të arrijë deri në 20 km. Qytetarët shqiptarë po qëndrojnë prej 3 ditësh në pritje për të kaluar në Greqi, mes vapës, mungesës së ushqimit dhe pa kushtet minimale të higjienës.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se është vënë në kontakt me palën greke, për të bërë të mundur shtimin e testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë. Ata thonë se pala greke e ka rritur numrin e testimeve në 330 në orë.

Pavarësisht kësaj radhët e gjata të qytetarëve kanë vazhduar për rreth 3 ditë. Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme kanë thënë se janë në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.