Kanuni merr viktimën e dytë në Ksamil

20/08/176:05

Shperndaje:


Hakmarrje pas hakmarrje, kjo është pista kryesore e hetimit për vrasjen e ndodhur gjatë natës së sotme në Ksamil. Në një atentat që u bë rreth mesnatës mbeti i vrarë 50 vjeçari Vangjel Çiko, i njohur edhe me pseudonimin Gelo.
Vangjel Çiko është babai i Dhimitër Çikos, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Aleksander Bardhit, 47-vjeç, i ekzekutuar me 24 shtator 2016 në fshatin Shendelli.
Bardhi, vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryeplak i Shëndellisë dhe ish-­administrator i Kaçinarit në Mirditë, dyshohet se u vra nga Albi Xhezairi (i shpallur në kërkim), Dhimitër Çiko dhe Amarildo Lame.
Fill pas kësaj vrasje, një sërë ngjarjesh të tjera rrodhën më pas, siç ishte edhe ngjarja e 12 dhjetorit 2016, ku në Ksamil u vra Agron Xhezairi, 53-vjeç, babai i Albi Xhezairit. Atij më parë i ishte bërë atentat me eksploziv.
Edhe vrasja e Xhezairit dhe e sotmja e Çikos dyshohet të jenë seri hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.