Kandidati Alket Hyseni takim me banorët e lagjes Papuçi të Delvinës

12/06/1711:31

Shperndaje:


Kandidati Alket Hyseni takim me banorët e lagjes Papuçi të Delvinës

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Papuçi të qytetit të Delvinës ku ka prezantuar programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Duke marrë shkas edhe nga lagjja ku zhvillohej takimi, Hyseni u shpreh se çdo rrugë dhe rrugicë e qytetit të Delvinës meriton më shumë vëmendje. “Ndryshimi do të nisë pikërisht nga ky shesh që jemi këtu, i cili duhet të ishte një kënd lojërash për fëmijët”,- u shpreh Hyseni.
Nga ana e tij kandidati Alket Hyseni i kërkoi banorëve të Delvinës që ruajnë dinjitetin dhe të mos pranojnë të shesin votën e tyre.
“Çdo votë duhet të shkojë tek ata që punojnë. Ju jeni njerëz të mençur, e kuptoni se kush ka dhënë prova që di të bëjë punë. Shikoni sheshin e ri të Delvinës, pjesë e projekti të Rilindjes Urbane”,- u shpreh Alket Hyseni.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.