Jolio Dine: Bashkia rriti tarifat në mënyrë abuzive

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Jolio Dine ka denoncuar ditën e sotme dy vendime të Këshillit Bashkiak te Sarandës, lidhur me caktimin e cmimeve të referencës per trojet e shperndara ne vitet ‘90 nga 480 leke/m² në 600 lekë/m² dhe caktimin e tarifës së shërbimit prej 10.000 lekë për cdo aplikues

DEKLARATA PËR SHTYP

Partia Demokratike dega Sarandë, po ndjek me vëmendje të vecantë të gjitha vendimet e të ashtuquajturit Këshill Bashkiak të prodhuar nga votimet moniste të 30 Qershorit. Duke përshëndetur ndërkohë vendimin e Këshillit të Ministrave për fillimin e rregjistrimit të trojeve të shpërndara nga Bashkia Sarandë, ju bëjmë sot me dije dy vendime skandaloze të marra ditët e fundit nga Këshilli Bashkiak i Sarandës.
Konkretisht, më datë 28 tetor, Këshilli Bashkiak i Sarandës ka vendosur si cmim reference për trojet e shpërndara nga Bashkia, vlerën 800 lek/m2 për zonën A dhe 600 lek/m2 për zonën B. Kjo është totalisht anti-ligjore, jo vetëm sepse nuk është kopetencë e Bashkisë për të vendosur cmimet e referencës, por sepse me vendimin nr.329 datë 22.05.2019 të Qeverisë, përcaktohet qartë në pikën 6 gërma b, se cmimi i shitjes së tokës është ai sipas vlerës në kohën e miratimit të vendimit të Këshillit të organit vendor për dhënien e tokës për ndërtim. Informacionet tona bëjnë me dije se në Këshillin Bashkiak është diskutuar pamundësia e gjetjes së dokumentacionit zyrtar të asaj kohe. Për këtë, u rifreskojmë sot memorien hartuesve të këtij vendimi, se trojet janë shpërndarë nga Bashkia Sarandë me vlerën 720 lek/m2 për zonën A dhe 480 lek/m2 për zonën B, e për ta bërë më të saktë këtë aryestim, ftojmë zyrtarët e Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak ti referohen konretisht Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.305 dt.20.07.1992, botuar në fletoren zyrtare nr.5, që përcakton vlerën e shitjes për trojet e këtyre dy zonave, si dhe ligjit 7512 dt.10.08.1991 (I ndryshuar), botuar ne fletoren zyrtare nr.27. Pra sot Bashkia kërkon të fitojë në mënyrë të padrejtë, nga 80 deri në 120 lek të reja për cdo metër katror truall, shpenzime këto që rëndojnë mbi shpinën e qytetarëve sarandiotë.
Ndërkohë, kjo këtu , është një fotografi e draftit të parë të Këshillit Bashkiak, të firmosur ndërkohë nga drejtuesit e Bashkisë, ku përcakton se për shërbimin që Bashkia do kryejë për cdo truall të qytetarëve, kërkon nga ata një pagese prej 4000 lekësh të reja. Por cfarë ndodhi? Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ky draft ishte ndryshuar pa shkak dhe kjo vlerë kishte shkuar 12.000 lek, pra tre herë më shumë, e pas ndërhyrjeve të disa këshilltarëve, vlera u ul në 10.000 lek dhe u miratua. Pra Bashkia kërkon nga qytetaret të paguajnë 10.000 lek të reja për një shërbim që e ka detyrim vetë ajo për ta kryer dhe luan me cmimin sipas qejfit, pa argumentuar se pse në fillim vlera del 4000, pastaj 12000 e pastaj bie në 10000. Cilat janë këto kosto, cfarë zëra përfshin kjo vlerë? Ne e kuptojmë shumë mirë që arka e shtetit është bosh, por nuk mundet që këto para të merren nga xhepat e qytarëve sarandiotë pa arsye dhe aq më pak, në ndonjë rast flagrant, nga ndonjë familje në nevojë që përfiton cdo muaj 1/3 e asaj që i duhet të paguajë si tarifë shërbimi për Bashkinë.
Partia Demokratike dega Sarandë, i bën thirrje Prefektit të Qarkut Vlorë, të rishikojë me kujdes këto vendime, mos ti miratojë ato por t’i kthejë për rishqyrtim në Këshillin Bashkiak të Sarandës dhe i sugjeron këtij Këshilli, ngritjen e një grupi ekspertësh që kanë punuar ndër vite në Bashkinë Sarandë për marrjen e një vendimi të ri lidhur me procesin e rregjistrimit të trojeve të shpërndara nga Bashkia.
Njëkohësisht ne sigurojmë qytetarët e Sarandës, se Partia Demokratike do të shfuqizojë cdo vendim arbitrar dhe në dëm të qytetarëve, të ndërmarrë nga cdo insitucion që shkel ligjet dhe parimet e të funksionuarit në mënyrë demokratike.

Anetari i Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Jolio Dine ka denoncuar sot dy vendime të Këshillit Bashkiak te Sarandës, lidhur me caktimin e cmimeve të referencës per trojet e shperndara ne vitet ‘90 nga 480 leke/m² në 600 lekë/m² dhe caktimin e tarifës së shërbimit prej 10.000 lekë për cdo aplikues

Gepostet von Saranda Web am Mittwoch, 30. Oktober 2019