Jani Babi shpall kandidaturën për kryetar në Bashkinë Finiq

15/03/1918:12

Shperndaje:


Jani Babi, nëpërmjet një postimi në postimi në facebook, ka shprehur gatishmërinë për t’u vënë shërbim të komunitetit duke kandiduar për drejtimin e Bashkisë së Finiqit.
Në publikimin në faqen e tij ai shprehet se “Unë jam këtu duke kërkuar bashkinë e Finiqit si një kandidat me ide inovative dhe mbi të gjitha për qytetarët e mi pa u penguar nga distancat e largësisë.
Për mua, përparësi siç kam thënë dhe bërë, janë banorët dhe fshatrat e largët, duke i dhënë peshë infrastrukturës që është e vetëkuptueshme për çdo qytetar, për shëndetin, për transportin dhe për ujin,
Do të jem pranë fermerëve tanë në çdo vështirësi që duhet të gjejmë një zgjidhje”.

Banorët e fshatrave të Finiqit përballen me probleme si rrugët e dëmtuara, mungesa e ujit, mungesa e shërbimeve shëndetësore etj. Edhe për ata pak banorë të mbetur, të cilët merren kryesisht me blegtori, jetesa dhe mbijetesa bëhet edhe më e vështirë edhe  për shkak të tarifave për kullotat, të cilat gjatë 3 viteve të fundit janë 5-fishuar. 

Më herët, Jani Babi duke ndjekur vështirësitë me të cilat përballen këta banorë, do të shkruante “Nuk është e largët dita që qytetarët e Bashkisë së Finiqit do të rifitojnë dinjitetin dhe krenarinë e tyre, pa lutje nënshtruese dhe rryshfete mashtruese.
Do të jem pranë të gjithë qytetarëve, por edhe pranë gjithëseicilit vecmas, dhe sidomos pranë grupeve të rrezikuara.
Pak durim akoma” – shkruante Jani Babi një muaj më parë.

Jani Babi kishte kandiduar për kryetar bashkie në Finiq edhe 4 vite më parë, por ndërhyrjet dhe lufta e ashpër e bërë nga Koco Kokëdhima në favor të Leonidha Hristos, pavarësisht se partitë e minoritetit grek Mega dhe PBdnj nuk ishin rreshtuar në asnjë kualicion, ndikuan në humbjen e Jani Babit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.