Ishujt e Ksamilit

ishujt ksamil 2Ishujt e Ksamilit
Ishujt e Ksamilit gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil. Për disa minuta nga Saranda, je përballë një pamjeje mahnitëse të detit gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër të dendur. Në një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit këta ishuj janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Janë pikërisht ishujt e tij që e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm.  Përbën një zonë unikale dhe mjaft përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar. Monumenti në fjalë është në gjendje të mirë.  Në ishujt e Ksamilit janë shfaqur dëmtimet e para, sepse presioni i turizmit në këtë zonë sa vjen e rritet, por dëmtimin më të rëndë e shkaktoi një zjarr si pasojë e shpërthimit të një strukture druri nga INUK me C4 në vitin 2014. Ishujt e Ksamilit kanë vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, dhe turistike. Për të shkuar tek ishujt mund të përdoren varkat ose me not, pasi largësia nga bregu është e shkurtër.ksamil

loading...
loading...

.