Humb jetën në rrethana misterioze jetimi i Shtëpisë së Fëmijës

Një jetim i rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë ka humbur jetën në Sarandë.
Sipas burimeve nga Spitali i Sarandës, Romeo Janaqi është paraqitur “me këmbët e tij” në spital rreth orës 22:00 dhe ka ndërruar jetë në orët e mesnatës.
Shkak sipas burimeve nga Spitali ka qenë ceroza, një sëmundje kancerogjene në mëlci, sëmundje për të cilën ai kurohej vazhdimisht në Spitalin Petro Nako në Sarandë.

Por miqtë e Romeo Janaqi shprehen të shokuar për vdekjen e tij, pasi ata e kanë takuar Romeon ditën e djeshme dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Lindita Bushati dhe Sokol Jonuzi, shprehen se Romeo Janaqi nuk ka shprehur asnjëherë shqetësime shëndetësore.
Ata thonë se diçka tjetër ka ndodhur dhe kërkojnë nga organet kompetente hetimin dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Romeo Janaqit.