Hajdutët vjedhin kopenë me bagëti gjatë natës

22/11/1817:19

Shperndaje:


 

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Rusan të Delvinës.
Një grup hajdutësh kanë marrë nga vatha gjithë kopenë duke e vënë përpara.
Ngjarja është mësuar vetëm mëngjesin e sotëm, kur bariu është zgjuar nuk ka gjetur në vathë asnjë dele dhe ka vënë kujën.
I ndihmuar edhe nga disa të njohur ai ka arritur të bier në gjurmë të bagëtive, të cilat hajdutët i kanë cuar deri në afërsi të fshatit Palavli dhe më pas i kanë ngarkuar në automjet për ti përcjellë drejt destinacionit final.
Nga rreth 45 krerë dele që kishte bariu ka mundur të gjejë vetëm 4 dele të cilat kishin mundur të përhapeshin nëpër kodrat përreth.
Policia e njoftuar për ngjarjen ka filluar hetimet, por që nuk pritet të ketë ndonjë rezultat.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.