Greqia: Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore ua japim ne vaksinën e Covid-19

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gadishmërinë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Referuar raportimit të medieve greke duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, vaksinën do ta marrë më shpejt, ndaj kreu i qeverisë është shprehur i gatshëm që t’i furnizojë të dyja shtetet, për të përshpejetuar procesin.

“Mitsotakis shprehu gatishmërinë e Greqisë, si një vend anëtar i BE, për të kërkuar furnizimin me vaksina të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kjo pasi vendet anëtarë janë të parat në radhe dhe pastaj vijojnë vendet kandidate.
Nëse kjo arrihet për ne, 15-20 ditë në avancë, atëherë është e mirëpritur,” tha kryeministri Zoran Zaev.