Gjetën portofolin me dokumenta dhe 240 mijë lekë, ia dorëzojnë pushuesit

15/08/1910:37

Shperndaje:


Nje rast tjetër qytetarie dhe fisnikërie është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Sarandës.
Dy motrat Mimoza dhe Margarita Xharo kanë gjetur portofolin e një pushuesi pranë portit të Sarandës.
Pavarësisht se në portofol gjendej një shumë e konsiderueshme të hollash, ato nuk e menduan dy herë, por e dorëzuan menjëherë në Komisariatin e Policisë Kufitare, të cilët kanë kontaktuar me personin i cili kishte humbur portofolin, në të cilin përvec parave gjendeshin edhe të gjitha dokumentat e tyre.
Pavarësisht se personi e mori portofolin, ai është në kërkim të dy zonjave për të shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e tij për këtë rast, pasi humbja e dokumentave do t’i shkaktonte një stres dhe humbje të madhe kohe deri në përtëritjen e tyre, rast ky që njëherësh tregon qytetarinë dhe fisnikërinë e banorëve të Sarandës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.