Gabime me emrat në Gjendjen Civile/ Vjen zgjidhja e shpejtë për qytetarët
Ministri Lleshaj, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca dhe Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, zhvilloi një interpelancë me një grup qytetarësh, të interesuar për çështjet, që kanë të bëjnë me korrigjimin e të dhënave të gjendjes civile të hedhura gabim në sistem gjatë transkriptimit.
Interesi kryesor i qytetarëve kishte të bënte me afatet dhe procedurat e korrigjimit të “gabimeve materiale” siç emërtohen, problem për të cilat Ministri Lleshaj ka nxjerrë një urdhër në gusht 2019, i cili përshpejton afatet dhe thjeshton procedurat e GJC për saktësimin e të dhënave dhe njëherësh lehtëson barrën e qytetarëve për të siguruar dokumente që provojnë identitetin e tyre real.
Deri më sot Drejtoria e Përgjithshme të Gjendjes Civile ishte i vetmi autoritet që mund të merrte vendime mbi këto problematika. Tashmë sipas urdhrit, një pjesë e vendimmarrjes bëhet në zyrat lokale, nga punonjësit e çdo zyre të gjendjes civile, sipas një procedure strikte dhe transparente, duke eliminuar çdo mundësi abuzimi të çfarëdo natyre.
Qytetarët që kanë pasur probleme në marrjen e dokumenteve biometrike, për shkak të “gabimeve materiale” të tilla si emër, mbiemër, datëlindje, etj., tashmë kanë mundësi të bëjnë korrigjimet në një kohë shumë më të shpejtë dhe me procedura mjaft të thjeshtuara.
Ky komunikim u zhvillua në formën e një interpelance nëpërmjet ekranit ku qytetarët parashtronin pyetjet konkrete, ndërsa përgjigjet jepeshin sipas rastit nga Ministri Lleshaj apo Drejtori i Gjendjes Civile Doracaj.
“Detyrimi i qytetarëve për të kërkuar dokumente, për të provuar saktësinë e emrit, mbiemrit apo të dhënave të tjera të regjistrit të gjendjes civile nuk do të ekzistojnë më! Kjo barrë i kalon shtetit, i kalon gjendjes civile, zyrës përkatëse, e cila duhet t’i bëjë këto hapa në emër të qytetarit dhe t’i japë përgjigje,” theksoi Lleshaj.
Sa u përket afateve të përpunimit të kërkesave, Lleshaj tha:
“Koha e përpunimit të këtyre dhe saktësimit të këtyre të dhënave është reduktuar shumë, afërsisht ka vajtur në një ditë. Praktikisht pothuajse mbaron në një ditë saktësimi i të dhënave që janë në atribut të nëpunësit të gjendjes civile në vend, ndërkohë që shkon deri në shtatë ditë pune në qoftë se dokumenti do të vijë për t’u miratuar lart në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile.”
Drejtori i Përgjithshëm i GJC Bledar Doracaj, shpjegoi se:
“Në certifikatat në gjuhë të huaj, konstatohet në disa raste që një nga përbërësit sidomos mbiemri para martese është gabim, apo i paplotësuar në rubrikën e tij. Nëpunësi i zyrës së Gjendjes Civile në bashki, me marrjen e kërkesës nga ana e qytetarit, kontakton me zyrën përkatëse të arkivit për të siguruar aktin e martesës dhe bën plotësimin e rubrikës brenda 1 dite.”
Ministri Lleshaj në lidhje me korrigjimet nënvizoi se:
“Kjo nuk duhet keqkuptuar si një ‘liberalizim’ i cili mund t’u hapë rrugë kërkesave për ndryshime substanciale në emra/mbiemra! Kjo nuk ndodh! Këtu bëhet fjalë për korrigjime materiale, pra për saktësime kryesisht të karakterit drejtshkrimor, gabime të cilat janë bërë gjatë transkriptimit. Por s’bëhet fjalë që mund të ketë hapësirë për ndryshime substanciale të emrit/mbiemrit etj., fenomen i cili është ndeshur dhe është përdorur për fat të keq edhe nga elementë me rekorde kriminale për t’iu shmangur procesit të drejtësisë. Pra kjo s’ka lidhje këtë çështje.”
G.D./b.ha./Shqiptarja.com
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Një vajzë 18-vjeçare arrestohet nga Policia e Sarandës
31/10/1918:22
NJOFTIM PUNËSIMI PËR SANITARE DHE PJATALARËSE NË HOTEL ARI SARANDË
31/10/1918:22
Si është situata e furnizimit me ujë në Sarandë, Delvinë, Ksamil? Jepni mendimin tuaj
31/10/1918:22
Akuzohet se vodhi para në dhomën e hotelit, arrestohet nga Policia
31/10/1918:22
Rrahu shoferin dhe gotiti me gurë automjetin e plehrave të Sarandës, prangoset nga Policia
31/10/1918:22
Dhunoi babanë, përleshet edhe me policinë gjatë arrestimit
31/10/1918:22
Butrinti dhe Delvina fitojnë me rezultatet 4-1 ndaj rivalëve të sotëm
31/10/1918:22
BUTRINTI – MALIQI, LIVE NË SARANDA WEB
31/10/1918:22
Prangoset një tjetër drejtues mjeti, u kap në gjendje të dehur
31/10/1918:22
NJOFTIM PËR DISA POZICIONE PUNE NË Yacht Premium Hotel Sarandë
31/10/1918:22
Rezervime
Dhomë çift për pushime
31/10/1918:22
Dhoma teke në Hotel Mesopotami
31/10/1918:22
Dhomë treshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
31/10/1918:22
Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
31/10/1918:22
Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
31/10/1918:22
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
31/10/1918:22
Suvenire nga Saranda
31/10/1918:22
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
31/10/1918:22
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
31/10/1918:22
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
31/10/1918:22