Fjalët e fundit të viktimës ‘Më vrave o qen…’!

13/12/1615:14

Shperndaje:


Policia ka marrë në pyetje familjarët e Agron Xhezairit për të mësuar më shumë për autorët, që e ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në hyrje të banesës së tij.
Në momentet e fundit ka qenë pranë kunata e tij, e cila ka dëshmuar në polici se fjalët e fundit të 53-vjeçarit kanë qenë ‘Më vrave o qen!’.
Agron Xhezairi është qëlluar disa herë me automatik te dera e shtëpisë. Ai doli për të zgjidhur qenin e tij dhe në këtë moment autori ka qëlluar disa herë me automatik.
Pavarësisht se 53-vjeçari tentoi të futej brenda në shtëpi, ai nuk ka mundur pasi autori  e ka qëlluar përsëri.
53-vjeçari Agron Xhezairi është vrarë me breshëri arme, ndërsa pista kryesore e hetimeve është që vrasja mund të jetë bërë për hakmarrje, pasi djali i tij është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator në fshatin Shëndëlli.
Për vrasjen e Aleksandër Bardhit janë arrestuar Dhimitër Ciko 20-vjeç dhe Amarildo Lame 18-vjeç, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe 20-vjeçarin Albi Xhezairi. vrasja-e-ksamilit

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.